Haradinaj në Viti: Përpjekjet tona për të nxitur zhvillimin ekonomik do të jenë të mëdha

Aktuale

Haradinaj në Viti: Përpjekjet tona për të nxitur zhvillimin ekonomik do të jenë të mëdha

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:23
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpalosur në qytetin e Vitisë programin e këtij subjekti për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Shpalosa programin tonë që përfshin kërkesat e qytetarëve për zhvillim dhe investime në sektorë të ndryshëm”, ka shkruar ai.

“Përpjekjet tona për të nxitur zhvillimin ekonomik do të jenë të mëdha.

Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat