Hasani: Kushtetuesja nuk duhej ta çonte vendin në zgjedhje

Aktuale

Hasani: Kushtetuesja nuk duhej ta çonte vendin në zgjedhje

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:43
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin Pressing ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk duhej ta rrëzonte qeverinë, që rrjedhimisht vendi shkoi në zgjedhje, vetëm për shkak votës së Etem Arifit.

Hasani mori një shembull ku pyeti me shpoti çka nëse Etem Arifit të ishte një ndër 65 votat e qeverisë?

“Nuk do duhej të rrëzohej qeveria e të shkohej në zgjedhje për shkak të votës së Etem Arifit”, është shprehur Hasani.

“Çfarë nëse Etem Arifit të ishte një ndër 65 votat e formimit të qeverisë? Këtu është jokushtetueshmëria”, ka thënë Hasani.

Gjithashtu ai sqaroi se në rastin e fundit, Gjykata Kushtetuese duhej që ta jepte shansin për t’u formuar qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat