Përplasja e ashpër mes Xhavit Halitit dhe Imer Mushkolajt: “Duhet me ditë ku shkuan paret? Kurrë s’ke me ditë”

Aktuale

Përplasja e ashpër mes Xhavit Halitit dhe Imer Mushkolajt: “Duhet me ditë ku shkuan paret? Kurrë s’ke me ditë”

Nga: N. H Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:24
Xhavit Haliti dhe Imer Mushkolaj

Ndarjet e luftës edhe me tej po përplasin shoqërinë civile me ish-protagonistët, tashmë politikanë, të cilët po ngritin tema, qoftë për mospjesëmarrje në të e qoftë për abuzime me fonde luftë.

Një debat i ashpër kishte ndodhur edhe në një debat televiziv për fatin e miliona markave, ku ishin përplasur Xhavit Haliti i PDK-së, dhe Imer Mushkolaj (analist politik).

Në rrjetet sociale është duke një pjesë e kësaj përplasje. Ajo është bërë virale dhe po shpërndahet nga lexuesit.

Në këtë përplasje, analisti Mushkolaj e pyet ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm se ku kanë mbetur parat e fondit të luftës. Kurse, në një përgjigje, Haliti i përgjigjet duke i thënë se kurrë s’ke me ditë se ku shkuan ato para.

Kujtojmë se një debat i ashpër pikërisht për këto mjete, kishte ndodhur edhe në një seancë të Kuvendit, vite më parë, ku ishte diskutuar për fatin e 8 milion markave, e ku ishin përplasur Xhavit Haliti i PDK-së dhe Anton Quni i LDK-së (komandat në Koshare).

E gjitha kishte nisur pasi Quni në një emision televiziv kishte deklaruar se Haliti i kishte marrë 8 milion marka nga kolonel Ahmet Krasniqi për për UÇK-në, për çka Haliti kishte reaguar ashpër nga foltorja e Kuvendit duke e quajtur Qunin një rrenc.

“Qysh ke rrejt dje publikisht unë e demantova sot publikisht. Nëse ki argument që unë i kam marrë 8 milionë. Duhet ta kesh parasysh se në strukturat politike dhe ushtarake ka pas bashkëpunim me qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së. Struktura nuk janë marrë me kalamaj që kanë nejt nëpër therra. Unë veç me Bujar Bukoshin kam fol, pas lufte për ty kam dëgjuar. Nuk është mirë me gënjye opinionin sepse ti s’ke qenë kurrë prezent. Po të them në sallë të Parlamentit se nëse ti ki fakte me ja prezantu opinionit se unë kam marrë 8 milionë (marka) unë jap dorëhqje sot”, kishte thënë Haliti.

I menjëhershëm kishte qenë edhe reagimi i Qunit që kishte thënë se shifrën e saktë mund ta zbulojë dhe do të publikojë në detaje ditën, datën, shifrën e gjithçka tjetër në lidhje me këto ngjarje të kohës së luftës.

“Kur e kemi diskutuar ligjin për veteranët dhe kur unë e kisha fjalën ndër shumë gjëra që kam potencuar ishte se ju personalisht keni marrë të holla nga Ahmet Krasniqi. Kam thënë se është fjala për një shifër shtatëshifrore. Mbrëmë e kam cek saktësisht. Çfarë ka të keqe nëse ky fond ka qenë për ndihma urgjente për UÇK-në. Nuk ka asgjë sekrete. E kanë fol edhe shumë të tjerë. Edhe shokë tuaj, të idealit, partisë e organizimit. Nëse dëshironi fakte, unë do t’i siguroj. S’jam i sigurt, 6, 7 apo 8, por do t’i siguroj të gjitha faktet që të saktësojnë me ditë, me datë, me ngjarje, me zhvillime, që ju këtë shumë e keni pranuar personalisht me autorizim të Krasniqit”, ishte shprehur Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat