Reagon profesori i Parisit, numëron arsyet pse duhet të shtyhen zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Reagon profesori i Parisit, numëron arsyet pse duhet të shtyhen zgjedhjet në Kosovë

Nga: P.R Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:44
Mbledhja e KQZ-së

Procesori në Universitetin e Parisit, Nezi Kraki, përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet politikë në Kosovë, e sidomos rrethanat e krijuara pas vendimit të KQZ-së për mos certifikimin e listës së Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës.

Sipas Krakit, zjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë duhet të shtyhen, dhe se KQZ duhet të reformohet.

“Për krejt këto arsye, KQZ duhet të rinovohet, të konsolidohet, të pavarësohet e pastaj të organizojë zgjedhje të lira ku qytetarit nuk i imponohen listat e emrat. Prandaj zgjedhjet duhet të shtyhen derisa të kemi qartësim të rregullave dhe llogaridhenje nga ata që i dhunuan ato nder vite. Ose të sqarohen rregullat me shpejtësi rekorde. Ndryshe këto zgjedhje do jenë zgjedhjet e para në Kosovë pa të drejtë zgjedhjeje”, ka shkruar ndër tjerash Kraki, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet pa të drejtën e zgjedhjes...

Pavarësisht vendimit të mbrëmshëm të KQZ-së, një gjë tashmë është e qartë:

- Kuadri ligjor i zgjedhjeve në Kosovë nuk është mjaftueshem i qartë që t’ua garantojë qytetarëve lirinë themelore të zgjedhjes dhe rrjedhimisht të garantojë stabilitet politik në vend. Pa liri të zgjedhjes dhe liri për t’u zgjedhur nuk ka demokraci.

Ligji per zgjedhjet në Kosovë tashmë është deligjitimuar dhe dhunuar me vite nga vet KQZ, është (keq)interpretuar(?) nga Gjykata supreme dhe në fund është ritreguar apo rishkruar nga Gjykata kushtetuese, e cila ka vite që e ngatërron rolin e saj me atë të Kuvendit.

Ne mund të bëhemi analistë e të argumentojmë ditë e natë për apo kunder, dhe të dyja anët mund të kemi të drejt, por kur flasim për ligje e për jurisprudencë nuk na lejohen shumë gjimnastika verbale. Ligji nuk është elastik dhe i adaptueshëm sipas rrethanave. Dhe, në botë s’ka ligje me efekt periodik, një vit po një vit jo. S’ekziston as si koncept, përveç në rastet kur efektet e ligjit apo te disa neneve kanë afat kohor (si dispozitat kalimtare p.sh).

Prandaj kur ligjet nuk i pergjigjen nevojave të qytetarëve, ato duhet të ndrrohen, jo qytetarët as vullneti i tyre. Montesquieu e ka sqaruar që moti aspektin e frymës së ligjeve dhe ende sot ka shumë sisteme e shoqëri që bëjnë ligje pa frymë. Kjo është drama e shoqërive ‘paushall’ si kjo e jona ku shteti ndertohet nxitimthi.

Le t’i shohim pra gjërat siç janë dhe ato janë kështu:

- KQZ me vite nuk e ka respektuar kuadrin ligjor për zgjedhjet dhe as në këtë rastin e fundit nuk ishte KQZ që kerkoi nga GJK interpretim te ligjit te zgjedhjeve.

- Sikur mos të kërkonte VV mendim nga GJK për votën e deputetit të denuar, kurrën e kurres KQZ e Valdete Daka nuk do ta respektonin ligjin dhe as në plan s’e kishin të kerkonin interpretimin e tij. Madje as gishtin e vogël s’e kanë levizë kur flitej për mandatin e deputetit te denuar dhe për pasojat politike që ajo do kishte në Kosovë.

- Dhe tash na del Valdete Daka na mban ligjerata juridike se si ligji duhet te respektohet. Ai ligji te cilin vet ajo e zbuloi vec kur Gjykata Kushtetuese e perfshiu në akgjykimin e saj si kontekst sqarues per lenden qe ishte objekt i trajtimit nga Kushtetuesja (vota e nje deputeti me denim ende aktiv).

- Dhe sikur për ta konfirmuar të gjithë këtë cirk juridiko-zgjedhor që demton rëndë Kosoven, as kryetarja e KQZ dhe askush nga ai institucion nuk jep llogari për shkeljet dhe çorodinë procedurale në të cilën na kanë futur.

Për krejt këto arsye, KQZ duhet të rinovohet, të konsolidohet, të pavarësohet e pastaj të organizojë zgjedhje të lira ku qytetarit nuk i imponohen listat e emrat.

Prandaj zgjedhjet duhet të shtyhen derisa të kemi qartësim të rregullave dhe llogaridhenje nga ata që i dhunuan ato nder vite. Ose të sqarohen rregullat me shpejtësi rekorde. Ndryshe këto zgjedhje do jenë zgjedhjet e para në Kosovë pa të drejtë zgjedhjeje.

Dhe krejt në fund, nëse një person me 1 miligram logjikë dhe 5 rreshta të lexuar në jetë del dhe më thotë se nuk ka asnjë problem me kuadrin ligjor dhe KQZ ka të drejtë kur bën gjimnastika juridike, atehere ose unë po flas për ndonje Kosovë tjetër ose ju keni interesa tjera që s’lidhen as me zgjedhjet as me demokracinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat