PZAP: Në adresën tonë kanë arritur edhe 3 ankesa tjera

Aktuale

PZAP: Në adresën tonë kanë arritur edhe 3 ankesa tjera

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Deri më tani nëntë subjekte politike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si pasojë e mos certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

E fundit që ka dërguar ankesë është Lëvizja Vetëvendosje.

Të gjitha këto, ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja,

Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak të ndodhjes së një kandidati shqiptar në listën e subjektit të saj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik  dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak të mos certifikimit të Listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, ka thënë Desku.

Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat