Hamiti: Vjosa paska problem që KQZ-ja ka zbatuar vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Hamiti: Vjosa paska problem që KQZ-ja ka zbatuar vendimin e Kushtetueses

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:20
Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti ka komentuar deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për punën e KQZ’së dhe kryesueses Valdete Daka.

Hamiti mendon se Osmani ka problem pse po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Zgjedhje do të ketë jam i sigurt dhe jam i sigurt se Vjosa në këtë rast duket që ka problem pse KQZ’ja ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Hamiti.

“Një Kuvend dhe një qeveri janë shkarkuar, shpërndarë për arsye se ka dalë me kërkesë të VV’së se një nga 120 deputetët e Kuvendit ka qenë me dënim penal të formës së prerë. Pra 119 deputetë të tjerë e kanë humbur mandatin menjëherë, një qeveri ka rëndë paska pasur një shkelje të cilën s’e paskan parë as KQZ’ja dhe instancat e tjerë”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat