Shahini: Mbyllja e shkollave në disa fshatra të Kamenicës, shkelje flagrante

Aktuale

Shahini: Mbyllja e shkollave në disa fshatra të Kamenicës, shkelje flagrante

Më: 24 janar 2021 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Mimoza Shahini, së bashku me strukturat e LDK-së, kanë mbajtur një takim me banorët në fshatin kufitar Karaçevë, të komunës së Kamenicës.

Shahini ka shkruar më faqen e saj në Facebook se takimi ishte mjaft prekës, ku brenga më e madhe e pjesëmarrësve ishte mbyllja e shkollave në disa fshatra. Mbi 500 fëmijë nuk vijojnë mësimin, u theksua me këtë rast.

“Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave themelore të fëmijëve për edukim dhe stimulim sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë”, ka theksuar kandidatja Shahini.

Mimoza Shahini mban numrin 42 në listën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat