Babai nuk mundet, djali e zëvendëson për deputet

Aktuale

Babai nuk mundet, djali e zëvendëson për deputet

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:21
Xhavit Ukaj

Xhavit Ukajt të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndaluar kandidimi për deputet, pasi është i dënuar.

E vendin e tij partia e mbushi me djalin e tij, Florentin.

Ish-deputeti, i tha Klan Kosovës, që vendimi për këtë zëvendësim është marrë në marrëveshje me kryetarin e degës në Prizren, e po ashtu ka marrë aprovimin edhe nga qendra, mirëpo i biri i tij është kandidat i denjë ngase qysh i ri ka qenë aktiv për partinë.

Xhavit Ukaj, në legjislaturën e fundit njihet për incidentin që kishte me Vjosa Osmanin, por që të tilla pamje nuk pret nga  djali ngase thotë se ka karakter tjetër.

”Nuk e ka temperamentin tim, është aktiv, i shoqërueshëm, kam besim që ma tejkalon me vota”, tha Ukaj.

Por, kandidatura për deputet nuk ishte e planifikuar për Florentin. Ai po bëhej gati për asamble komunale në Prizren.

”Fillimisht nuk kam qenë i përgatitur për kandidat për deputet, jemi kanë tu u përgatitë për zgjedhjet komunale këtë vit ku pritej të kandidoja për asamblist”, deklaroi ai.

Çështjet me të cilat synon të merret në Kuvendin e Kosovës, nëse zgjidhet deputet, ky thotë se do të jenë ato për rini e për agroturizëm.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat