Qorrolli: KQZ duhej t’i certifikonte ata që s’kanë probleme me ligjin

Aktuale

Qorrolli: KQZ duhej t’i certifikonte ata që s’kanë probleme me ligjin

Më: 25 janar 2021 Në ora: 23:26
Vigan Qorrolli

Avokati, Vigan Qorrolli, është shprehur se KQZ ka bërë gabim që nuk i ka certifikuar kandidatët individualisht për të marrë pjesë në zgjedhje.

Qorrolli u shpreh se interpretimi mund të jetë shumë i ngushtë, se propozimi i zyrës për certifikim të partive nuk u pranua nga KQZ dhe nesër do të vendosë PZAP.

“Vendimi i KQZ-së është i gabueshëm sepse do të mund të certifikonte individualisht secilën parti politike. Do të mund t’i certifikonte ata kandidatë që s’kanë probleme të kësaj natyre, por nuk kishte asnjë bazë që të mos i certifikonte të tjerët që s’kanë probleme me ligjin”, tha Qorrolli.

“Individët që i shfaqet ndonjë pengesë ligjore për moscertifikim, do të mund të atakojnë në pjesën e lirive dhe të drejtave individuale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat