GLPS do të prezantoj një analizë politikash për rëndësinë e reformës zgjedhore

Aktuale

GLPS do të prezantoj një analizë politikash për rëndësinë e reformës zgjedhore

Më: 26 janar 2021 Në ora: 05:59
Ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”.

Kjo tryezë diskutimi e cila do të mbahet në platformën online Zoom ka për qëllim të diskutojë mbi reformën zgjedhore në Kosovë, rëndësinë, sfidat, si dhe vullnetin politik për një reformë të mirëfilltë zgjedhore.

Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj një Analizë Politikash e cila argumenton nën përspektivën e GLPS-së, rëndësinë e reformës zgjedhore si dhe ofron një analizë krahasimore të sistemeve zgjedhore në Evropë me atë të vendit tonë.

Gjithashtu, duke e parë si të domosdoshme, GLPS do ofroj edhe një listë rekomandimesh të cilat synojnë ta ndihmojnë qeverinë në ardhje në këtë proces.

Reforma zgjedhore tashmë disa vite është pjesë e diskursit publik, me theks të veçantë amandamentimi i Ligjit për Financim të Partive Politike, por në realitet një reformë e tillë nuk po has në një vullnet konkret politik në mënyrë që të konsiderohet si prioritet.

Se reforma zgjedhore është tejet e nevojshme është tanimë evidente edhe në rrafshin praktik, si dhe është e kërkuar edhe nga BE-ja dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë tashmë një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat