Këta janë emrat e tre kandidatëve për deputet nga AAK-ja që janë zëvendësuar në PZAP

Aktuale

Këta janë emrat e tre kandidatëve për deputet nga AAK-ja që janë zëvendësuar në PZAP

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:50
AAK

(E plotësuar 14:40) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po pret që Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP) sot ta certifikojë listën e plotë të kandidatëve për deputetë të partisë së tij.

Këtë optimizëm Haradinaj e bazon në zëvendësimin e tre kandidatëve që ishin në kundërshtim me nenin 29 pikën “q” të Ligjit për Zgjedhje.

Në të kundërtën, Haradinaj tha se do të ndjekin rrugët tjera ligjore për t’u ankuar në Gjykatën Supreme.

Haradinaj: Ne presim që sot të certifikohet lista jonë

“Ne kemi propozuar tre zëvendësime në listë edhe poashtu kemi shpjegu situatën me doktor Dreshaj që ka kalu afatin tre vjeçar. Ne presim sot që të certifikohet lista jonë. Sido që të jetë nëse jo, ne do të ndjekim rrugët ligjore për t’u ankuar në Gjykatën Supreme”, tha ai.

Këtë qëndrim, Haradinaj e shprehu gjatë vizitës në ndërmarrjen “Higjiena” në Deçan, ku tha se kjo e fundit është duke bërë një punë të jashtëzakonshme për një Deçan të pastër.

Haradinaj: Po shohim organizim të jashtëzakonshëm për Deçanin e pastër

“Po e shohim një organizim të jashtëzakonshëm për Deçanin e pastër. Drejtori na informoi për punën që e bojnë, të them të drejtën është një gëzim me pa një organizim të tillë që dëshmon cilësi të nalt të punëve që i kryen. Jam mirënjohës, jo veç unë po gjithë qytetarët e Deçanit”, tha ai.

Haradinaj gjatë së martës ka qëndruar në vendlindjen e tij në Deçan, ku takoi edhe veteranët e UÇK-së nga kjo anë dhe mori pjesë në promovimin e një libri që flet për historinë ndër vite të Deçanit.

***

14:07 Shemsedin Dreshaj, kandidati numër 2 i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk është zëvendësuar me ndonjë kandidatë tjetër pavarësisht që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), gjeti se ai është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit, për një gjobë në trafik në vlerë 18 euro.

Dreshaj tha se largimi i tij nga lista ka qenë gabim dhe për këtë arsyer ai do të vazhdojë që të jetë në listë.

“Po unë jam i pazëvendësuar. Unë vazhdoj të jem në listë. Ka qenë gabim largimi im por që do të jem në listë”, ka thënë ai.

Ndërkohet mësohet  se AAK-ja tashmë ka dorëzuar emrat e tri zëvendësimeve në PZAP.

Bëhet fjalë për zëvendësimin e Gani Dreshajt, Shqipe Kastratit dhe Rrahim Ajetit, të tre të dënuar me vendim të formës së prerë.

Përveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja.

***

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.

Përveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat