Këta janë emrat e tre kandidatëve për deputet nga AAK-ja që janë zëvendësuar në PZAP

Aktuale

Këta janë emrat e tre kandidatëve për deputet nga AAK-ja që janë zëvendësuar në PZAP

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:59
AAK

Shemsedin Dreshaj, kandidati numër 2 i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk është zëvendësuar me ndonjë kandidatë tjetër pavarësisht që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), gjeti se ai është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit, për një gjobë në trafik në vlerë 18 euro.

Dreshaj tha se largimi i tij nga lista ka qenë gabim dhe për këtë arsyer ai do të vazhdojë që të jetë në listë.

“Po unë jam i pazëvendësuar. Unë vazhdoj të jem në listë. Ka qenë gabim largimi im por që do të jem në listë”, ka thënë ai.

Ndërkohet mësohet  se AAK-ja tashmë ka dorëzuar emrat e tri zëvendësimeve në PZAP.

Bëhet fjalë për zëvendësimin e Gani Dreshajt, Shqipe Kastratit dhe Rrahim Ajetit, të tre të dënuar me vendim të formës së prerë.

Përveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat