Cilat janë vendet më problematike nga Covid-19/ Ja ku renditet Kosova

Aktuale

Cilat janë vendet më problematike nga Covid-19/ Ja ku renditet Kosova

Më: 26 janar 2021 Në ora: 22:02
Ilustrim

Sot numri i personave të infektuar me Covid-19 ka shkuar mbi 100,000,000 milionë, duke iu referuar shifrave të publikuara nga universiteti mjekësor Johns Hopkins.

Shteti që zë vendin e parë në listë përsa i përket numrit të të infektuarve është SHBA me 25,335,606 persona të prekur nga Covid-19.

Në vend të dytë listohet India me 10,676,838 të infektuar, duke u pasuar nga Brazili me 8,871,393 të infektuar, Rusia me 3,716,228 të infektuar dhe Britania e Madhe me 3,700,235 të infektuar.

Ndërkohë, Shqipëria renditet e 87-ta në listë me 73,691 të infektuar.

Maqedonia e Veriut është e 83-ta në listë, ndërsa  Mali i Zi i 93-ti dhe Kosova e 94-ta.

Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat