Partia e Behgjet Pacollit për Mimoza Kusari-Lila: Zhvatëse dhe përfituese e pozitave në AKR

Aktuale

Partia e Behgjet Pacollit për Mimoza Kusari-Lila: Zhvatëse dhe përfituese e pozitave në AKR

Më: 27 janar 2021 Në ora: 00:16
Pacolli dhe Mimoza Kusari-Lila

Aleanca Kosova e Re, i ka reaguar kryetarës së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një emision televiziv, ka folur rreth kohës sa ishte pjesë e partisë së udhëhequr nga Behgjet Pacolli. Ku Kusari-Lila është shprehur se Pacolli publikisht ka tentuar të marrë të gjitha meritat për krijimin e programit të partisë.

AKR-ja, përmes një shkrimi në Facebook Kusari-Lilën e kanë cilësuar si zhvatëse dhe përfituese e detyrave në AKR.

Postimi i plotë:

Dëshprimi i një zhvatëse si Mimoza Kusari – Lila

Sonte në një debat televiziv znj. Mimoza Kusari – Lila, tha shumë të pavërteta për Presidentin e Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli.

Një kamoleone prej politikanje si znj.Kusari – Lila, e cila po ashtu ishte një zhvatese, perfituese e pozitave dhe detyrave në AKR, as edhe një herë të vetmen nuk ka dhënë kontribut për të përpiluar programet politike të AKR-së.

Shumë antarë të AKR-së kanë qenë dhe janë pjesmarrës në përpilimin e planprogrameve të Aleancës Kosova e Re, që nga viti 2007.

Mashtrim dhe dështim- këto janë dy fjalët kyçe që karakterizojnë një politikane si Kusari – Lila.

Për të folur për punën dhe karrieren e Presidentit Pacolli, ju znj.Kusari-Lila duhet të zëvendësoni një model propagande me një model pune, një model gënjeshtrash me një model ku luftohet për një komunikim që bazohet mbi të vërtetën, një model falsifikimi me njëmodel llogaridhënie dhe përgjegjshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat