Moscertifikimi i kandidatëve për deputet, ky është vendimi i fundit i Nisma Socialdemokrate

Aktuale

Moscertifikimi i kandidatëve për deputet, ky është vendimi i fundit i Nisma Socialdemokrate

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:47
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate pritet të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e djeshëm të PZAP-së për moslejimin e kandidimit  dhe zëvendësimin për 12 kandidatë që kanë probleme me ligjin nga ky subjekt politik.

Këtë e ka konfirmuar kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë-Krasniqi.

“Vendimi i PZAP-së është i padrejtë, dhe ne do të dërgojmë ankesë në Gjykatën Supreme” konfirmoi Krasniqi.

Ankesë në Gjykatën Supreme për këtë çështje pritet të dërgojë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Dje, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, mori vendim që kandidatët e dënuar të mos lejohen të zëvendësohen me emra të tjerë.

Në mesin e këtyre emrave është edhe ai i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat