Kodra: E papranueshme që qytetari të mbyllet në shtëpi e partitë politike të organizojnë aktivitete

Aktuale

Kodra: E papranueshme që qytetari të mbyllet në shtëpi e partitë politike të organizojnë aktivitete

Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:40
Bekim Kodra

Bekim Kodra nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, ka thënë që partitë politike me grumbullimet e tyre gjatë panedmisë, po tregojnë papërgjeshmëri dhe sipas tij, po i rrezikojnë qytetarët.

“Pandemia ka shkaktuar dy probleme shumë të mëdha: përballjen me virusin dhe ndërprerjen e shërbimeve të tjera shëndetësore, nga të cilat pacientët janë duke vdekur në mënyrë të vazhdueshme. Në komunën e Prizrenit, brenda vitit 2020 kishte dyfishim të numrit vdekjeve në raport me vitin 2019 dhe kjo tregon një gjendje alarmante”.

“Është ndalur edhe ekonomia dhe po flasim për mënyrën e rritjes së fitimit të bizneseve ,por është shumë më e rëndësishme jeta e qytetarit në këtë rast. Por, përkundër përpjekjeve që qytetarët dhe bizneset i kanë bërë në këtë rast, partitë politike po i minojmë”.

Sipas tij, partitë politike i kanë minuar përpjekjet e qytetarëve për parandalimin e koronavirusit.

“Të kërkosh votë në mënyrë të paligjshme, duke e shkelur ligjin anti Covid dhe duke e rrezikuar shëndetin e qytetarëve enë anën tjetër, të prezantosh program për shëndetësi, cilido qytetar që t’i besojë këtij premtimi e ka gabim. Numrat veq po rriten, edhe rastet e vdekjeve dhe ende s’janë parë pasojat e fushate që veq ka filluar. Në Kosovë, pandemia e ka trendin që pas 19 ditësh të shihen efektet e veprimeve që institucionet ose bizneset i bëjnë”.

Kodra në Info Magazine ka theksuar që është e papranushme që qytetari të mbyllet në shtëpi dhe të lejojmë partitë politike të organizojmë aktivitete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat