Alma Lama: Kosovës i duhet LDK-ja, edhe Vjosa Osmani i duhet LDK-së

Aktuale

Alma Lama: Kosovës i duhet LDK-ja, edhe Vjosa Osmani i duhet LDK-së

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:10
Alma Lama

Alma Lama, politikania e njohur në Kosovë, ishte e ftuara e Çim Peka LIVE, ku diskutoi për zgjedhjet e pritshme në Kosovë.

Aktualisht Lama garon për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në të shkuarën, ajo ka qenë politikane e Vetëvendosjes. Lama tha se është larguar nga VV që në vitin 2013.

“Ka mobilizim të madh në LDK,” tha ajo, duke theksuar se pavarësisht se nuk shihet shumë në media, fushata është e ethshme.

Ajo tha se nuk i beson komenteve në media se LDK-ja po fundoset.

“Shumica e medieve janë në sulme të vazhdueshme ndaj LDK-së, jo ndaj Vetëvendosjes. Kam biseduar me ekspertë të sondazheve dhe kam mësuar se ato kanë marzhe të larta gabimi. E kam parasysh që VV ka rritje, e kam edhe faktin se duket sikur LDK ka rënie, por kjo do të shihet më 14 shkurt,” tha Lama.

“Besoj fuqishëm se Kosovës i duhet LDK-ja pasi është parti realiste, parti konstruktive".

"Edhe Vjosa Osmani i duhet LDK-së, i duhet Kosovës. Por, nuk besoj se e ka larguar LDK-ja Osmanin, por ajo ka gjetur rrugën e saj. Edhe unë kur nuk pajtohesha me partinë, kam gjetur rrugën time,” tha Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat