Paralajmëron Selimi: Do të jemi përcaktuese për qeverinë e ardhshme me Ramushin president

Aktuale

Paralajmëron Selimi: Do të jemi përcaktuese për qeverinë e ardhshme me Ramushin president

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:29
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, njëherësh kandidat për deputet Selim Selimi, në emisionin ‘Prime Time’, në kanal 10, tregoi se si derim ëtash Kosova është lënë anash nga Be-ja krahasuar me prioritetet që I ka dhënë Serbisë.

Ai tha se përderisa neve na është mohuar i tërë progresi për integrim në BE, Serbisë i hapeshin kapitujt.

‘Në këtë emision Selimi, është ftuar për të diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme në vend si dhe përgatitjes së Aleancës për këto zgjedhje. Me vite të tëra jemi munduar, tërë kohën kemi plotësuar kushte, 95 kushte i kemi plotësuar për liberalizim. Neve përderisa na është mohuar i tërë progresi për integrim ne BE, Serbisë i hapeshin kapituj, që ka qenë një disbalanc i plotë i qasjes së BE ndaj Kosovës’, tha ai.

‘Neve na thonin mos e bëni ushtrinë se do jetë pjesë e dialogut, na thonin mos folni për Trepçën se do e flasim në dialog, na thonin mos e bëni pavarësimin energjetik sepse do ta flasim ne dialog, do të thotë, tërë kohën ky disbalanc mes neve dhe Serbisë na ka bërë që ne të stagnojmë në procesin tonë evorpian’, shtoi ai.

Ai tha se nuk duhet të luhet edhe më tej me të drejtat e Kosovës, dhe që ajo se çfarë ka thënë kreu i AAK-së dhe njëherësh kandidat për president Ramush Haradinaj, është krejt legjitime dhe e drejtë, për një referendum nëse nuk plotësohen kushtet e përmendura.

‘Përderisa ne nuk kemi alternativa tjera si Kosovë. Na nuk kemi alternativë tjetër pos BE-së dhe perëndimit. Skemi. Përderisa Serbia luan me dy karta, kartën e Rusisë edhe kartën e BE-së, ata janë trajtuar si fëmijë i llastuar duke i hapur kapituj e ne jemi dënuar e ndëshkuar për çka kemi bo. Atë që e ka thënë presidneti në ardhje Haradinaj e ka thënë me plot të drejtë dhe legjetimitet.

‘Aleanca do të jetë çelësi dhe siguresa e pushtetit të ardhshëm dhe ne jemi çelësi dhe siguresa me ofertën tonë për Ramushin president, ne mendojmë që këto vota mund të arrihen në kompromis.

Mendoj që qasja e jonë konstruktive është ajo forca e jonë për Kosovën. Na e kemi tragetin me qenë çelësi i qeverisë së ardhshme, pa ne nuk bohet, ky është targeti i jonë. Forca e jonë ka me qenë përcaktuese në qeverinë e ardhshme’, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat