Shemsedin Dreshaj: Do ta respektoj çdo vendim që del nga Gjykata Supreme

Aktuale

Shemsedin Dreshaj: Do ta respektoj çdo vendim që del nga Gjykata Supreme

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:37
Shemsedin Dreshaj

Kandidatit numër dy të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë që do ta respektojë çdo vendim që merret në rastin e tij. Për Dreshajn së fundmi PZAP’ja ka marrë vendim që të mos e certifikojë atë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lidhur me këtë ai tha se shpreson që  Gjykata Supreme të marr vendim pozitiv për ankesën e tij.

Në të kundërtën ai tha se sërish do ta respektojë vendimin edhe të kësaj gjykate.

“Edhe pse KQZ’ja e sqaroi pozicionin tim, ne e kemi ligje të tilla që nganjëherë nuk janë shumë logjike dhe nuk na përshtaten, ose nuk na konvenojnë. Si do që të jetë ne do ta respektojmë ligjin. Lënda ime është në Supreme. Supremja do të marr vendim dhe shpresoj që do të jetë në favor timin, sepse lënda është e vjetërsuar, pra ka qenë një aksident rrugor zinxhiror dhje jo vetëm unë fajtor i përfshirë, por vendimet e tjera do të jenë të respektueshme nga unë si individ dhe kandidat për deputet por edhe për Aleancën”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që çdo kandidat që është i dënuar me vendim të formës së prerë, të mos lejohet që të kandidojë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat