Kush janë ata 'rrahagjoks' që vodhën fondet e luftës e bën qejf me femra?

Aktuale

Kush janë ata 'rrahagjoks' që vodhën fondet e luftës e bën qejf me femra?

Nga: H.O. Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:11
Ilustrim

Anëtari i degës së LDK-së në Gjermani, Xhevat Berisha, përmes një shkrimi autorial ka komentuar domethënien e ‘kapjes së shtetit’.

Sipas tij, ‘kapja e shtetit do të thotë: T’i lejosh të korruptuarit ta ruajnë pushtetin e tyre, të pasurohen nga shteti dhe t’i shmangen dënimit’.

Tutje ai thotë se më së paku kanë të drejtë të thirren në emër të UҪK-së, ata që janë bërë milionerë, ndërsa veteranë të vërtetë janë ata që po jetojnë në skamje.

“Unë mendoi se mas paku kanë të drejtë të thirrën në emra të figurave kombëtare e as në emër të UÇK-së, politikanët që janë bërë milionerë brenda natës, pse duhet tu besojnë veteranët e vërtetë të cilët jetojnë në skamje si gjithë fukaratë e shumtë të Kosovës”, shkruan Berisha.

Tutje ai shkruan se UҪK është krejt populli, ndërsa ata që vodhën fondet e luftës, , blenë gjykatat e prokurorët, privatizun tokën e Kosovës e bën qef me femra, janë ata që kanë kapur shtetin.

“UÇK ishte krejt populli, kurse këta rrahaxhoksët, që e kanë kapur shtetin, janë një zingjirë shokësh që i vodhën fondet e luftës, e pas çlirimit i blenë gjykatat, policët, prokurorët, terminalet doganore, estradën, gazetat, televizionet, akademinë e institucione të shumta.! Tokat e Kosovës që u çliruan me gjakun e bijave dhe bive ma të mirë të kombit, këta i privatizuan me nga 50 centë arin..  dhe  më vonë i shpronësuan deri në 7000-€ arin, me ato para maruan solitera, blenë kerre të sapo dala nga ‘furra’ bën qef me femra nëpër vendet turistike përrallore nëpëer vilat e tyre luksoze”, thekson Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat