Duriqi: PDK dhe Nisma po e keqpërdorin UÇK-në për fshehjen e imazhit të tenderëve

Aktuale

Duriqi: PDK dhe Nisma po e keqpërdorin UÇK-në për fshehjen e imazhit të tenderëve

Më: 29 janar 2021 Në ora: 07:37
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi ka thënë se vetëbesimi që ka kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, për të fituar vendin e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit e bën garën më interesante, por se praktikisht ai është duke luftuar për vendin e dytë.

“Gara bëhet interesante kur VV, LDK dhe PDK thonë se po garojnë për vendin e parë. Kjo e ndryshon atë që e kanë bërë sondazhet deri më sot, të cilat kanë qenë shumë sugjestive meqë VV-së i kanë dhënë shumë deri te 50 përqindëshi. Kjo ka qenë shumë e dëmshme për garën, jo për VV-në, por për partitë tjera. Elektorati përton të votojë për humbësit kur e di që partia e tij nuk fiton. Po pres që edhe Hoti të bëjë ndonjë deklaratë të tillë si të Hoxhajt për ta bërë garën më interesant”.

Duriqi ka thënë se përplasjet mes Hoxhajt të PDK-së dhe Limajt të Nismës po shpërfaqin tendencën e keqe të të dyjave parti për të keqpërdorur UÇK-në.

“Të dyja e kanë njëfarë tendence që mos me e lënë UÇK-në atje ku i takon, në vitin 1999, ku përfundon historia dhe fillon transformimi me të. Pra, nuk po duan të lënë në histori por duan ta gjuajnë në debat politik të votave që është e keqe për vetë UÇK-në si ndodhia më e mirë e popullit shqiptar”.

Megjithatë, Duriqi ka thënë se në këtë debat mundet të dalë fituese Nisma duke marrë meritat dhe vlerat e UÇK-së.

“Këta po thonë se i mbrojnë vlerat e UÇK-së, por në fakt ajo çka po bëjnë është se po marrin atë si mburojë në vend se ta mbrojnë. Pra, por e marrin UÇK-në si mburojë për të mbuluar imazhin e keqpërdorimit që i kanë të dyja. Nisma njihet si parti e tenderëve, PDK përveç si e tenderëve njihet edhe si parti e koncesioneve dhe privatizimeve të dëmshme”.

“UÇK e ka një vlerë më të madhe te populli sesa me u keqpërdorë për fushatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat