A i shkarkoi Xhafer Tahiri drejtorët e Vetëvendosjes? Flasin nga partia e Albin Kurtit

Aktuale

A i shkarkoi Xhafer Tahiri drejtorët e Vetëvendosjes? Flasin nga partia e Albin Kurtit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:07
Foto arkiv

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë ndarë rrugët në qytetin e Vushtrrisë. LDK’ja e cila udhëheq me këtë komunë ka prishur koalicionin me partinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo  për shkak se këta të fundit nuk e kanë votuar dje Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për media, kryetari i komunës Xhafer Tahiri. Ai tha se këtë qasje të Vetëvendosjes nuk do ta durojë më.

Por nga partia e Albin Kurtiti po thonë se versioni se pse u prish koalicioni me LDK’në në Vushtrri është krejtësisht ndryshe.

Blerim Muzaqi, nënkryetar komune dhe kryetar i Degës së VV’së në Vushtrri, tha se kjo parti shumë shpejt do ta publikojë versionin e tyre lidhur me këtë rast.

A i shkarkoi Xhafer Tahiri drejtorët e Vetëvendosjes? Flasin nga partia e Albin Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë ndarë rrugët në qytetin e Vushtrrisë. LDK’ja e cila udhëheq me këtë komunë ka prishur koalicionin me partinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo  për shkak se këta të fundit nuk e kanë votuar dje Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i komunës Xhafer Tahiri. Ai tha se këtë qasje të Vetëvendosjes nuk do ta durojë më.

Por nga partia e Albin Kurtiti po thonë se versioni se pse u prish koalicioni me LDK’në në Vushtrri është krejtësisht ndryshe.

Blerim Muzaqi, nënkryetar komune dhe kryetar i Degës së VV’së në Vushtrri, tha se kjo parti shumë shpejt do ta publikojë versionin e tyre lidhur me këtë rast.

“Version i VV’së do të bëhet  së shpejti publik. Ai ka mujt me qenë vetëm preteksti që ata e kanë marrë, por versioni i vërtetë do të dal pas pak”, ka thënë ai.

Për sa i përket paralajmërimit të Tahirit se do ti shkarkojë të gjithë bartësit e funksioneve publike në komunë e që janë nga Lëvizja Vetëvendosje, Muzaqi tha se deri më tani nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar.

“Ende nuk kam pranuar asgjë zyrtare por ajo është një procedurë që duhet të ndodh”, ka thënë me tutje ai.

Plani për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë sipas kryetarit Xhafer Tahiri parasheh moratorium 4 vjeçar për asfalt, rialokim i buxhetit në projekte për punësim e zhvillim sepse 687 nga 750 km rrugë, ose 91% e rrugëve lokale në Vushtrri janë të asfaltuara. 25 % ulje të tatimit në pronë në 4 vitet e ardhshme për qytetarët dhe bizneset e Vushtrrisë.

Mbi 200 milion euro investime, publike dhe private në projektet vitale për transformimin e Vushtrrisë në 5 vitet e ardhshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat