Kosova e krijuar nga Ibrahim Rugova, Adem Demaçi ishte antimodel – “do ishte fatale për Republikën”

Aktuale

Kosova e krijuar nga Ibrahim Rugova, Adem Demaçi ishte antimodel – “do ishte fatale për Republikën”

Nga: N. H Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:35
Demaçi dhe Rugova

Edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, është përfshirë në debatin Rugova-Demaçi.

Berisha në profilin e tij në Facebook, thotë se, Adem Demaçi ka qenë antimodeli, kurse, modeli në shëmbëllimin e të cilit është krijuar Republika e Kosovës ka qenë Ibrahim Rugova.

“Ademi ka qenë njeri prej antimodeleve; metoda e tij ka qenë e dekonstruksionit; rrëno një herë deri në fund pastaj eja ta bisedojmë si ta nisim. Po të ndjekej kjo premisë do ishte fatale për Republikën”, shkruan ai.

Ja postimi i tij:

Image
Visar Berisha

Adem Demaçi ka qenë antimodeli!

Modeli në shëmbëllimin e të cilit asht krijue Republika e Kosovës ka qenë Ibrahim Rugova.

Ademi ka qenë njeri prej antimodeleve; metoda e tij ka qenë e dekonstruksionit; rrëno një herë deri në fund pastaj eja ta bisedojmë si ta nisim.

Po të ndjekej kjo premisë do ishte fatale për Republikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat