Reagon edhe Arianit Koci për vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Veri, parashtron një pyetje

Aktuale

Reagon edhe Arianit Koci për vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Veri, parashtron një pyetje

Nga: M.H Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:04
Arianit Koci

Pengimi i vizitës së djeshme të Kurtit dhe Osmanit nga ana e qytetarëve të Serbisë ka vazhduar të ngjallë reagime edhe gjatë ditës së sotme.

Avokati Arianit Koci së fundmi ka reagur përmes një shkrimi në facebok në lidhje me këtë ngjarje.

Koci shprehët që nuk e din saktë se çfarë ka ndodhur në veri të Mitrovicës mirëpo me u gëzu në lidhje me këtë është e pakuptimtë.

Avokati më tej parashtron pyetjen se pavarësisht se si ka qenë ngjarja a nuk do të duhej të kemi qëndrimin unik dhe të insistojmë që çdokush - duke i përfshirë politikanët - ta vizitojnë atë pjesë të Kosovës sa herë që kanë nevojë, pa u penguar?

Postimi i plotë

Nuk e di saktësisht çka ka ndodhur në veri të Mitrovicës, me rastin e vizitës së Albinit.

Palët e ndryshme, po japin versione të ndryshme.

Por, me u gëzu dhe me u çjerrë “Iku Albini me bisht nën shalë” - po më duket e pakuptimtë.

Kush e ka sulmuar? Prej kujt ka ikur?

Siç e pamë, kishim të bëjmë me grupacione të dyshimta serbe - të orkestuara mirë, që janë mbledhur pa leje të organeve përkatëse.

Sidoqoftë, a nuk duhet ta kemi qëndrimin unik dhe të insistojmë që çdokush - duke i përfshirë politikanët - ta vizitojnë atë pjesë të Kosovës sa herë që kanë nevojë, pa u penguar?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat