Salih Mustafa, sot paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë

Aktuale

Salih Mustafa, sot paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:25
Salih Mustafa

Lajmi u bë i ditur nga Dhomat e Specializuara gjatë javës së kaluar, ku u tha se konferenca rreth ecurisë së çështjes mbahet me 1 shkurt, nga ora 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 1 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Për Mustafën, javën e kaluar u vendos të zgjatet paraburgimi nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou.

Mustafa kishte bërë kërkesa për lirim, por ato nuk qenë të mjaftueshme për Gjykatën Speciale.

Ish eprori i UÇK’së u arrestua në shtator të 2020, dhe akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat