Përplasje mes Prokurorisë dhe mbrojtjes së Mustafës, prokuroria interviston një dëshmitar që s’ishte në listë

Aktuale

Përplasje mes Prokurorisë dhe mbrojtjes së Mustafës, prokuroria interviston një dëshmitar që s’ishte në listë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:07

(E plotësuar 13:45) - Mbrojtja e Mustafës thotë se në proces është përfshirë edhe një palë e tretë

Mbrojtja e Mustafës ka bërë të ditur se në proces është përfshirë edhe një palë e tretë, për të cilën thotë se e ka ndërlikuar çështjen.

“Është çështja e një pale të tretë që është përfshirë e që e bënë të vështirë punën e mbrojtjes e kjo na ka marrë shumë kohë dhe shpresoj që gjatë këtij muaji me këtë palë të tretë të kemi një diskutim që të mund të ecim përpara”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk do të hyjë në hollësi porse shton se kjo ua ka bërë punën shumë më të ndërlikuar.

“Në fillim të kësaj çështje mbrojtja nuk kishte mundësi të ecte përpara me këtë çështje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të flasë gjatë këtij muaji.

Prokurori tutje ka nxitur mbrojtjen që kjo çështje të adresohet sa më shpejtë që është e mundur.

Seanca ka shkuar në pauzë për 15 minuta.

Prokurori dhe avokati i Mustafës s’pajtohen assesi, ZPS kërkon që gjykimi të bëhet shpejt

Julius Von Bone, në seancën e sotme paragjyqësore ndaj klientit të tij, ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka thënë se kanë dëshmitarë të cilët ai tha se po i interviston.

Gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti se sa kohë do t’i marrin hetimet mbrojtjes së Mustafës, ndërsa avokati holandez tha se nuk pret që t’i përfundojë hetimet para gushtit.

“Para gushtit do t’i kemi përfunduar, sepse nu bëhet fjalë vetëm për intervistimin e dëshmitarëve, por edhe raporte, konstatime, vëzhgime, të cilat duam t’i paraqesim”, tha ai.

“Do të ketë dëshmitarë. Pres që t’i përfundojmë intervistat me këta dëshmitarë brenda afërsisht dy muajsh”, tha ai paraprakisht.

Lidhur me masat mbrojtëse për këta dëshmitarë, avokati tha se tani nuk e di nëse ato do të jenë të nevojshme.

“Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme të kërkojmë masa mbrojtëse apo jo. Nuk e parashikoj dot, por kur të ndodh kjo gjë, sigurisht do t’u drejtohem për t’i kërkuar këto masa nëse nevojiten për këta dëshmitarë”, tha Von Bone.

Në anën tjetër, prokurori Cezar Mihalchuk tha se nuk duhet aq shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen

“Është e papranueshme për ne si Prokurori. Ne besojmë se një periudhë kaq e gjatë kohore ka një ndikim negativ në të drejtat e të paditurit për një gjykim të shpejtë”, tha ai.

“Prokuroria do të jetë gati brenda disa javësh, dhe nuk besojmë që një kohë kaq e gjatë siç pretendon mbrojtja që është e nevojshme, është e justifikueshme. Mbrotja ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i kryer këto hetime”, shtoi Mihalchuk.

Ai tha se të gjithë duhet të punojnë që gjykimi të nis në mars të këtij viti.

Në anën tjetër, avokati Von Bone iu kundërpërgjigj prokurorit.

“Ata kanë pasur vite për t’i bërë hetimet e tyre, ndërkohë ne nuk jemi në gjendje të paraqesim çështjen kaq shpejt. Lëreni mbrojtjen ta bëjë punën e saj si mbrojtje. Secili ta bëjë punën e vet”, tha Von Bone. 

Dosja e Hetimeve për Salih Mustafën dorëzohet me 15 shkurt

Prokurori Cezar Mihalchuk, ka folur gjatë seancës ndaj Salih Mustafës, se deri kur parashikohet të vazhdojnë hetimet ndaj tij.

Sipas Mihalchuk, pritet që dosjet e hetimit të dorëzohen më 15 shkurt.

“Presim që kjo çështje të fillojë më së largu më 15 mars 2021, ndërsa dosja e hetimeve pritet të dorëzohet deri më 15 shkurt 2021”, ka thënë prokurori nga ZPS.

Ai ka thënë se nuk mund të caktojë një kohë të sigurt, duke marrë parasysh se zyra e prokurorëve është duke hetuar edhe çështje të tjera.

Prokuroria vuri një provë tjetër: Kemi intervistuar një dëshmitar që nuk është në listë

Në seancën e radhës e cila po mbahet në Hagë, ndaj ish-eprorit Salih Mustafa, por i cili mungon, Prokuroria thanë se deri më 15 shkurt do të përfundojë procesi i nxjerrjes së materialeve.

Prokurorja Silvia, tha se Prokuroria ka shqyrtuar plus edhe një dëshmitarë, dhe se ky dëshmitar është intervistuar.

Ajo tha se nëse ky dëshmitarë, veçse shtohet në listë, sërish materialet do të përfundojnë më së largu deri më 15 shkurt.

“Ne kemi përfunduar procesin e nxjerrjes së materialeve. Prokuroria vuri një provë tjetër, që është direkt prej materialeve numër 30, kjo ishte rezultatiti i vlerësimit që u bë për provat që ishin mbledhur, që ishin marrë nga zoti Mustafa. Pas kësaj, Prokuroria ka shqyrtuar edhe një dëshmitarë, në listën e saj, ky dëshmitar është intervistuar nga Prokuroria, nëse ky dëshmitarë do të shtohet në listë, atëhere do t’i nxirren materialet deri në 15 shkurt”, tha ajo.

“Në fund të këtij procesi, ka disa prova që mund të nxirren sipas rregullës 102 b, këto janë disa dokumente që mund të jenë kopje të provave, disa janë fotografi, apo deklarata të mëparshme, që I kemi gjetur nga një grup. Këto do të përfundojnë deri më 15 shkurt”.

(12:15) - Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka pasur një ankesë në seancën e sotme paragjyqësore ndaj klientit të tij, përmbajtja e së cilës ka bërë që seanca të mbyllet përkohësisht për publikun.

Bone paraprakisht tha se kanë vështirësi në materialet e dorëzuara nga Prokuroria, që sipas tij një pjesë e tyre nuk janë në gjuhën shqipe dhe se ato paraqesin vështirësi për Salih Mustafën.

“E vetmja vështirësi që kemi është që disa nga materialet e nxjerra janë vetëm në gjuhën angleze, sidomos disa nga deklaratat. Ato nuk janë përkthyer në shqip dhe kjo na e ndërlikon pak çështjen. Kjo është një vështirësi që e ka sidomos klienti im në ldihje me nxjerrjen e materialeve”, tha Von Bone.

Në kundërpërgjigjje të kësaj, një prokurore nga Zyra e Prokruorit të Specliauzar tha se të gjitha materialet i kanë dorëzuar në të dy gjuhët, duke përmendur disa kategori të tyre.

“Të gjitha materialet janë nxjerrë në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Nuk e di nëse mbrojtja e ka fjalën për materialet shfajësuese apo të tjera. […] Unë e konfirmoj që të gjitha materialet janë dorëzuar në të dyja gjuhët”, tha ajo.

Por avokati holandez tha se mban mend një nga materialet, për të cilin tha se ndoshta nuk mund të flasë në seancë të hapur për publikun.

“Kam një që më kujtohet. Nuk e di nëse duhet ta them në seancë të hapur apo të mbyllur”, tha Von Bone.

Pas kësaj, seanca u mbyll përkohësisht për publikun.

(12:00) - Ka nisur në Gjykatën Specile konferenca statusore në çështjen e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Vetë Mustafa nuk do të marrë pjesë në këtë seancë paragjyqësore. Këtë e ka konfirmuar në seancë, avokati i tij, Julius Von Bone.

Prokurori Cezar Mihalchuk nga ZPS tha se presin që në mesin e shkurtit ta dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin në rastin Mustafa.

Image

“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021”, tha prokurori.

Gjatë kësaj seance pritet që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë se a i ka përfunduar ose kur pritet të përfundojë të gjitha hetimet në rastin e Mustafës.

Kjo është seanca e katërt me radhë që po mbahet ndaj Salih Mustafës. Gjatë kësaj seance është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës dhe të mësohet nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka ofruar mbrojtjes të gjitha provat dëshmuese dhe cilat prova kanë mbetur pa u zbuluar.

Në këtë seancë pritet gjithashtu që Zyra e Prokurorit të Specilizuar të tregojë nëse i ka përfunduar hetimet në rastin e Mustafës, apo se kur pritet t’i përfundojë ato.

Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fill0ojmë çështjen më 15 mars 2021″

Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit 2020 nga Policia e EULEX-it dhe që nga ajo datë ai po vazhdon të mbahet në paraburgim. Arrestimi i tij u bë pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që përfshijnë vrasje, tortura e trajtim çnjerëzor. 

Prokuroria kërkon që çështja ndaj Mustafës të fillojë në mars

Prokuroria ka kërkuar që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars të këtij viti.

Në konferencën statusore e cila po mbahet, Prokuroria ka thënë se do ta dorëzojnë dosjen më 15 shkurt.

Gjithashtu është bërë e ditur se në listë është shtuar edhe një dëshmitar.

Image

Nga Prokuroria është thënë se rreth 12 prova do t’i shtohen listës së materialeve, e po ashtu do të dorëzohet dosja paraprake më 15 shkurt të këtij viti. Ai ka thënë se janë materiale si shembull intervista që janë bërë kohët e fundit nga Prokuroria apo janë përpunuar. Po ashtu edhe se do të nxirren prova shfajësuese, siç janë nxjerrë disa.

***

Ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca për ecurinë e çështjes ndaj Mustafës vie pas disa paraqitjeve që pati ai para gjyqësisë në Hagë.

Mustafa u paraqit për herë të parë para gjyqësisë saktësisht më 28 shtator të vitit 2020, ku edhe ishte theksuar se i njëjti nuk dëshiron të deklarohet lidhur me akuzat të cilat po i bëhen.

Gjatë javës së kaluar, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih mustafa, duke konsideruar se i njëjti nëse lirohet ka rrezik të arratiset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat