“Kur bien barrierat ndërmjet të majtës dhe të djathtës”, Albin Kurti në takim me Lulzim Bashën

Aktuale

“Kur bien barrierat ndërmjet të majtës dhe të djathtës”, Albin Kurti në takim me Lulzim Bashën

Nga: D.RR Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:21
“Kur bien barrierat ndërmjet të majtës dhe të djathtës”, Albin Kurti në takim me Lulzim Bashën

Gazetari nga Shqipëria, Çim Peka, ka publikuar një foto ku shihen në një tavolinë kreu i VV-së, Albin Kurti dhe kreu i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, pritet të mbahen zgjedhjet e reja, ku favoritet kryesore janë VV-ja në Kosovë e PD-ja në Shqipëri.

Peka në foton e publikuar, thotë se “Kur binin barrierat ndërmjet të majtës dhe të djathtës! Kosova dhe Shqipëria, përballë dy referendumeve për c’kapjen e shtetit...”.

Bashkë me Kurtin ishte edhe Liburn Aliu dhe Arbër Zaimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat