Largohet nga VV dhe kalon në AAK, Ramush Haradinaj prezanton aderimin më të ri

Aktuale

Largohet nga VV dhe kalon në AAK, Ramush Haradinaj prezanton aderimin më të ri

Nga: P.R Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:15
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka preznatuar aderimin më të ri në partinë e tij.

I larguari nga Vetëvendosje, Sami Ahmetaj I është bashkuar Aleancës së Ramush Haradinajt.

“Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z.Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare”, shkruan Haradinaj,

“Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku. Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha. #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat