Zemaj takohet me specializantët e rinj, u kërkon të jenë të përgjegjshëm në punë

Aktuale

Zemaj takohet me specializantët e rinj, u kërkon të jenë të përgjegjshëm në punë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:14
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me specializantët e rinj.

Në këtë takim, Zemaj tha se përkrahja për të gjithë ata që dëshirojnë të specializojnë, nuk do të mungojë asnjëherë.

“Ne kemi kërkuar që ju të gjithë të jemi në financim që sado pak të jetë më e lehtë për juve. Këtë hap, besoj që ju do ta përktheni në rezultate të mira dhe kolegët këtu. Po shpresoj që në situatën pandemike përgatitjet janë të njëjta dhe nuk dallojnë shumë, trajtimi i virusit ballafaqimi me të me pasoja, unë jam falënderues për të gjithë këta që janë duke u ballafaquar që një vit dhe kemi arritur që Kosovën ta vendosin në vendet me menaxhim të mirë të pandemisë”.

“Këtë komunikim duhet ta ndërtojmë dhe ta vendosim ne nivelin më të lartë dhe ju kisha lut që të jeni më të përgjegjshëm në punë, tash përgatitjet për vaksinim unë do t’i bisedoj edhe me drejtorin”.

“Ata që kanë filluar tash, urime. Të tjerët që kanë filluar më herët, i kam takuar. Më vjen mirë që jemi bashkë dhe ju uroj shëndet dhe punë të mbarë të gjithëve”, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat