Policia thotë se PSD nuk i lajmëroi për aksionin para Qeverisë: U lënduan dy zyrtarë të PK-së

Aktuale

Policia thotë se PSD nuk i lajmëroi për aksionin para Qeverisë: U lënduan dy zyrtarë të PK-së

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:22
Aksioni i PSD

Policia e Kosovës ka thënë se PSD sot e ka mbajtur aktivitetin para qeverisë pa i lajmëruar organet kompetente.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se edhe pse këtij grumbulli të personave iu është bërë e ditur se veprimet e tilla janë të palejuara, ata kanë shpërfillur urdhrat e policisë.

Të njëjtët bëjnë të ditur se si pasojë dy zyrtarë të policisë janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:15 në shesh në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se  veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. Si pasoj e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafitë”, thonë nga policia.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat