Policia e Kosovës deklarohet për intervenimin që bëri në vizitën e Albin Kurtit në Skënderaj

Aktuale

Policia e Kosovës deklarohet për intervenimin që bëri në vizitën e Albin Kurtit në Skënderaj

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:52
Skenderaj

“UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”, ishin disa nga brohoritjet e qytetarëve, teksa Albin Kurti po zhvillonte vizitë në Skenderaj. Por, pse u nevojit ndërhyrja e Njësisë Speciale në vizitën e kandidatit për kryeministër, në rajonin qendror të Kosovës?

Në një përgjigje, policia thotë se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme është përgatitur urdhri operativ me qëllim që të ofrohet siguria, ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

“Policia e Kosovës, lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me kohë ka përgatitur urdhrin operativ, i cili ka për qëllim ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha fazat, para gjatë dhe pas procesit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Përveç brohoritjeve, banorët e kanë sulmuar Kurtin edhe me vezë, si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi, derisa policia po e izolonte turmën.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe planifikimeve të saja operacionale…Veprimet policore realizohen konform urdhrit operativ, ku sipas informacioneve dhe vlerësimeve operacionale, angazhohen njësitet relevante policore me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, përfundon përgjigja e policisë për incidentin e mbrëmshën në Skenderaj.

Por, para se të largohej ai tha disa fjalë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Miqve e dashamirëve që keni, farefisit të juaj…që të dilni masivisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dalë të parët”, ka thënë Kurti në tubimin e mbajtur në Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat