Dialogu Kosovë-Serbi, Baton Haxhiu flet për bashkimin me Shqipërinë

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, Baton Haxhiu flet për bashkimin me Shqipërinë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:53
Baton Haxhiu

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në Euronews Albania lidhur me tri propozimet e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, GNK në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë; njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi dhe korrigjimi i kufijve.

Sipas analistit Andi Bushati, GNK ka përmbledhur të gjitha opsionet që janë në opinionin publik; e para është ndarja territoriale dhe ndryshimi i kufijve, e dyta është ringjallja e Zajdenicës përmes asosacionit të komunave serbe dhe e treta ‘status quoja’.

“Unë jam për të propozimin e tretë, sepse të dyja të parat, si ajo me ndarje të territorit dhe ajo që parashikon të  ndahen më vete serbët brenda Kosovës, vijnë nga sensi që dy komunitet duhet të jetojnë të ndarë.

Nëse do shpresojmë se BE do marrë për mirë, ne do ta presim zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes integrimit”, u shpreh analisti Bushati.

Ndërkohë, analisti Baton Haxhiu e sheh zgjidhjen përmes ‘status quos’ si më të keqen e mundshme.

Sipas tij, shqiptarët dhe serbët e kanë pasur një rast në ‘99 t’i japin fund luftës, dhe fituesve që kanë qenë shqiptarët, për një Kosovë multietnike të ndërtojë një shtet ku mund të jetojnë të gjithë.

“Ky shans iu dha të gjithëve, por serbët dhe shqiptarët nuk arritën t’ia japin dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar multietnicitetin.

‘Status quoja’ nuk mund të pranohet pasi 5 vende të BE nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe të gjithë ata që duan të dalin jashtë Kosovës do ta kenë të pamundur ta bëjnë këtë gjë, pasi e vetmja derë e hapur do të jetë Shqipëria”, tha Haxhiu, teksa shtoi se ‘status quoja’ vetëm një gjë ka; ‘një qeveri të fortë që merr kontrollin në veri, përndryshe e vetmja mundësi më e mirë është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat