Caktohet seanca ndaj Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në Skenderaj

Aktuale

Caktohet seanca ndaj Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në Skenderaj

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Gani Geci

Rigjykimi për rastin ku Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, që kishte ndodhur më 4 gusht të vitit 2014, pritet të nis në mars të këtij viti.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, gjykatësi Radosllav Markoviq bëri të ditur se seancën e parë të rigjykimit për këtë rast e ka caktuar për 30 mars të këtij viti, në ora 10:00.

Kjo është seanca e parë e caktuar që nga kthimi i këtij rasti në rigjykim nga Gjykata e Apelit, në shtator të vitit 2017, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Ai akuzohet se vrasjen e kishte kryer në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat