Krasniqi reagon ashpër: Po fitojnë vota në emër të Familjes Jashari dhe presidentit Rugova

Aktuale

Krasniqi reagon ashpër: Po fitojnë vota në emër të Familjes Jashari dhe presidentit Rugova

Nga: N.Sh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:49
Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi ka reaguar ndaj atyre që po synojnë të marrin vota duke u thirrur si komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi në reagimin e tij në Facebook, shkruan se politikanët s’po kanë program dhe po kërkojnë vota duke u thirrur në emër të luftës, familjes së Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.

Ai pyet se, këto nuk kanë lidhje me zhvillimin e ekonomisë, apo shëndetësisë.

Reagimi i plotë:

Në mungesë të vizionit për zhvillim të shtetit, fillojmë të merremi me figura kombëtare dhe personalitete, për të arsyetuar atë mungesë vizioni.

Kërkojnë dhe fitojnë vota sepse ka qenë komandant ose ushtar i UÇK-së. Fitojnë vota pse është biri ose bija e filanit. Fitojnë vota në emër të komandantit Adem Jashari. Fitojnë vota në emër të presidentit Rugova. Dhe në emër të dhjetëra personaliteteve tjera.

Ç’lidhje kanë këto gjëra për ta zhvilluar ekonominë e Kosovës. Apo arsimin e shëndetësinë? Por nuk kërkohet vota pse ka një plan konkret për zhvillimin e ekonomisë, ose të ndonjë fushe të caktuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat