Hoxhaj: Sondazhet që po bëhen janë të porositura

Aktuale

Hoxhaj: Sondazhet që po bëhen janë të porositura

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Enver Hoxhaj

Kandiati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj, në emisioni Pressing të T7, ka thënë se sondazhet që po bëhen janë të porositura.

Madje ai tha se e di edhe kush i porositë ato dhe se si prezantohen në publik.

“Unë po i shoh sondazhet që po bëhen, janë të porositura. Unë jam që 18 vjet në politikë, e di si porositen sondazhet. E di kush i porositë ato, si prezantohen. Nuk jam të merrem me sondazhet, sepse ato i bëj vet sepse jam në terren”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, ai tregoi pse Hoti nuk e ka ftuar në debat, por vetëm Kurtin. Madje një ftesë për Kurtin në debat e bëri edhe sonte.

“Nuk e kam ftuar Hotin në debat sepse nuk e kam rival. Ne jemi në garë vetëm me VV’në. Por, zoti Kurti i ka ikur debatit, unë e ftoj edhe sot në debat”, shtoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat