Zemaj në Mitrovicë: Në asnjë moment s’do të ndalem në menaxhimin e pandemisë

Aktuale

Zemaj në Mitrovicë: Në asnjë moment s’do të ndalem në menaxhimin e pandemisë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se edhe pse vendi është në fushatë zgjedhore ai s’do të ndalet së punuari në menaxhimin e pandemisë.

Zemaj gjatë vizitës që i ka bërë Spitalit të Mitrovicës, ku edhe ka ndarë mirënjohje për personelin për punën e bërë, ka thënë se ka punuar me të gjitha komunat, pavarësisht pozicioneve politike.

“Rezultati më i mirë qe kemi arrit me bë është krijimi i fronit të përbashkët në menaxhimin e pandemisë. S’kemi anashkaluar asnjë komunë pavarësisht pozicioneve politike, unë kamë qenë i pavarur në këtë drejtim”.

“Jemi në fushatë zgjedhore dhe veprimet mund të shihen si politike, por jam zotuar se në asnjë moment s’do të ndalem në menaxhimin e pandemisë”, tha Zemaj.

Ai ka thënë se nuk pret që të këtë problem në shpërndarje e vaksinës anti-Covid.

“Vaksina kundër gripit sezonal është shpërndarë në mënyre shumë efikase dhe po besoj në të njëtnë mënyrë do ta shpërndajmë edhe atë kundër Covid-19”, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat