E nisi votën me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit, analisti nga Amerika befasohet nga postieri

Aktuale

E nisi votën me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit, analisti nga Amerika befasohet nga postieri

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:29
Postieri amerikan

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka rrëfyer befasinë që e përjetoi në momentin që shkoi për të dorëzuar votën e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, në njërën prej postave amerikane.

Baraliu, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se me të arritur në postë, postieri i është drejtuar me fjalën "Kosova", duke i treguar se ka edhe shumë të tjerë si ai që po shkojnë të nisin votat përmes postët.

Për më tepër, ai nga postieri u shpërblye edhe me një zbritje prej 30% në dërgimin e zarfit në drejtim të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Heroi i jashtëzakonshëm i 14 Shkurtit

Sapo iu afrova, ma priti: "Kosova?!"

"Po, si po e din?!", ia ktheva.

"Vijnë me dhjetëra", më tha. "Ndjej bashkë me ju, më duket sikur jam edhe unë pjesë e përpjekjes suaj - prandaj kam marr vendim t'iu ofroj 30% zbritje të gjithëve!" - me befasoj, sepse nuk isha mësuar me zbritje për shërbime postare.

Në fund pagova vetëm $99 për 4 votat tona. Vota të dashnisë dhe ndjelljemirës, ani pse vetëm 2 nga to shkuan për VV! (herë tjetër për votat...)

#DHL #O'Donohue Osborne

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat