Këshilltari i Osmanit e paralajmëron Hazirin: Lutë, a po i ndalë ofendimet?

Aktuale

Këshilltari i Osmanit e paralajmëron Hazirin: Lutë, a po i ndalë ofendimet?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:57
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, tashmë të aderuar në listën e VV’së, i është përgjigjur nënkryetarit të LDK’së.

Peci i ka thënë Lutfi Hazirit “ndali ofendimet, je t’u e tepru”.

“Lutë a po i ndal ofendimet për shkak se nuk po dua me u ballafaqu me juve për shkak të një konsiderate që kam pasur për juve. Por, je t’u e tepru, tash t’i japi të gjitha përgjigjet”, është shprehur Haziri.

Tutje, ai Peci tha se ju (Haziri) kishit marrë meritat për krijimin e koalicionit LDK-VV, ndërsa sot po akuzon VV’në se janë marksista dhe leninista.

“Bashkëpunimin tonë me VV’në po e sheh si bashkëngjitje me marksistat dhe leninista, derisa ju keni marrë meritat për krijimin e koalicionit LDK-VV, në mënyrë që qeveria e shpresës me u jetësu”, ka thënë Peci.

“Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-lenisite, në një listë të cilën Peci e ka luftuar”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat