Dy gjëra esenciale që dalin në pah nga letra e Presidentit Biden për Vuçiqin

Aktuale

Dy gjëra esenciale që dalin në pah nga letra e Presidentit Biden për Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Joe Biden

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Faton Bislimi, ka folur për letrën që presidenti amerikan Joe Biden, ia ka dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Në këtë letër, Biden i ka kërkuar Vuçiqit njohjen reciproke të Kosovës.

E sipas Bislimit, nga letra e Bidenit, dalin në pah dy gjëra esenciale: fokusi i bashkëpunimit duhet të jetë në marrëdhënie ekonomike dhe Serbia duhet të arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të fokusuar në njohje të ndërsjellë, përcjell Bota sot.

Bislimi ka thënë se kjo është dëshmi e fuqishme se politika e jashtme amerikane karshi Kosovës, është e ndërtuar nga demokratët dhe republikanët.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dy gjëra esenciale që dalin në pah nga letra e Presidentit Biden për Vuçiqin:

-- fokusi i bashkëpunimit duhet të jetë në marrëdhënie ekonomike; dhe

-- Serbia duhet të arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të fokusuar në njohje të ndërsjellë!

Kjo është dëshmia më e fuqishme dhe e qartë si kristali se politika e jashtme amerikane karshi Kosovës është ndërtuar bashkërisht nga të dyja taboret politike në SHBA -- Demokratët dhe Republikanët -- falë angazhimit mbi tre-dekadash të lobit tonë në Washington, respektivisht, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane!

Përkushtimi në ruajtjen e kësaj miqësie unike me SHBA-të është domosdoshmëri për shtetin tonë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat