Kryeziu: Haradinaj i vetmi që ka afat kohor dhe strategji për dialogun

Aktuale

Kryeziu: Haradinaj i vetmi që ka afat kohor dhe strategji për dialogun

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:44
Ismet Kryeziu nga KDI

Ismet Kryeziu nga KDI ishte i ftuar mbrëmë në Politiko për të folur rreth zhvillimeve të fundit në fushatën elektorale në Kosovë.

Përveç tjerash, Kryeziu ka folur edhe për dialogun Kosovë Serbi, si diçka shumë e rëndësishme, e të cilës partitë dhe liderët po i ikin në fushatë.

Kryeziu ka përmendur Ramush Haradinajn si kandidatin e vetëm që ka dalë me plan konkret për dialogun.

“Haradinaj është i vetmi kandidat që ka nxjerrë para vetes një afat kohor dhe një veprim alternativ se si dhe çfarë do të ndodhë nëse ai do të jetë në pozicionet udhëheqëse, se çfarë do të ndodhë me dialogun”, ka thënë Krzeyziu.

“Për dalim që subjektet politike do ta kenë pas shkurtit në agjendë, ato nuk kanë as afat kohor e as strategji se çfarë do të ndodhë.
Mendoj se z. Haradinaj ka dalë përtej një alternative të re me dhe me afate kohore, që është një union kombëtar mes dy shteteve”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat