Osmani pas letrës së Biden-it drejtuar Serbisë: E vetmja rrugë është njohja reciproke

Aktuale

Osmani pas letrës së Biden-it drejtuar Serbisë: E vetmja rrugë është njohja reciproke

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden dërgoi në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ku pati një porosi edhe për njohjen e shtetit të Kosovës.

Osmani tha se qëndrimi i Biden-it në lidhje me dialogun është i qartë dhe se e vetmja rrugë është njohja reciproke.

“E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke”,tha Osmani.

Gjithashtu ajo theksoi se kjo qasje e duhur ka munguar që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”, shtoi ajo.

Pas letrës që Joe Biden i drejtoi të parit të Serbisë ngjalli reagime të shumta, teksa shumë nga personalitetet kosovare e mirëpritën atë, ndërsa në Serbi vazhdojnë të deklarohen kundër njohjes së Kosovës dhe se sipas tyre një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Madje nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq deklaroi se pati dhe vazhdon të ketë presion të vazhdueshëm nga Amerika, lidhur me njohjen e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat