Hamiti: Në krye të listës të përkrahësve të Kurtit edhe ai që kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s

Aktuale

Hamiti: Në krye të listës të përkrahësve të Kurtit edhe ai që kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:00
Muhamet Hamiti 

Profesori universitar Muhamet Hamiti, ka reaguar së fundmi në lidhje me përkrahjen që lideri i VV’së Albin Kurti, tha se kishte përkrahjen nga 77 akademikë e që të gjithë dolën të jenë majtistë.

Hamiti tha se në krye të listës qëndron slloveni Sllavoj Zhizhek, komunist i përbetuar, stalinist, dhe kundërshtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO’s në Kosovë.

‘’Në krye të listës slloveni Sllavoj Zhizhek, komunist i përbetuar, stalinist, kundërshtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës nga lufta gjenocidale e Serbisë’’, shkroi Hamiti.

Akademikët që Kurti përmendi këtë herë ishin të njëjtit që e kishin përkrahur në zgjedhjet e kaluara.

Ata në një letër shprehën përkrahjen për Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat