Paçarizi: Vetëvendosje po i mbush qytetet e Kosovës duke i shënjuar rrugët e marshutës së Kurtit

Aktuale

Paçarizi: Vetëvendosje po i mbush qytetet e Kosovës duke i shënjuar rrugët e marshutës së Kurtit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:23
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë që të ballafaqohet me partitë tjera.

“Lëvizja Vetëvendosje është normale që nuk ballafaqohet me të tjerët, pasi s’ka nevojë. VV-ja ka vënë kontakt me njerëzit që do ta votojnë dhe mendoj që kjo është në rregull”.

Paçarizi vlerëson se deri tash, më e përgatitura gjatë fushatës zgjedhore ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

“VV  po e gjen qytetarin aty ku është, e partitë tjera kanë dështuar pasi deri para një jave s’kanë dalë si VV-ja e cila ka qenë shumë e përgatitur”.

“Kjo parti i ka mbushur qytetet e Kosovës duke i shënjuar rrugët e marshutës së Kurtit. Nuk është e vërtetë që ai [Kurti] shkon spontanisht dhe qytetarët të dalin ta presin. Janë shiritat e kuq që janë vendosur në qytetet, për marshutën që pritet të bëjë Kurti. Ka edhe mesazhe tjera të shiritave që nuk i di dhe nuk dua t’i paragjykoj”, u shpreh Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat