Deputeti gjerman në mbështetje të Albin Kurtit, këto janë fjalët e tij për liderin e VV-së

Aktuale

Deputeti gjerman në mbështetje të Albin Kurtit, këto janë fjalët e tij për liderin e VV-së

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:53
Albin Kurti

Deputeti gjerman, Florian Pronold, i ka dalë në mbështetje liderit të VV-së, Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV po prin në sondazhe dhe shpreson që të fitojë, derisa i ka uruar Kurtit suksese në zgjedhje, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se partia e tij është kundër korrupsionit dhe ajo është e nevojshme në Kosovë për politikën e saj, si dhe për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Më 14 shkurt, një qeveri e re do të zgjidhet në Kosovë. Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje! - që u ngrit nga një lëvizje për të drejtat civile - qëndron në luftën kundër korrupsionit dhe për një agjendë reformash të orientuar drejt së ardhmes. Një politikë që është shumë e nevojshme në Kosovë - gjithashtu për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Tani për tani Vetëvendosje po udhëheq në sondazhe. Shpresoj që kjo të mbetet ashtu dhe t’i uroj suksese Albin Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhje! # solidariteti

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat