Profesori “godet” Fatmir Limajn, tregon skenarin që e pret Nismen

Aktuale

Profesori “godet” Fatmir Limajn, tregon skenarin që e pret Nismen

Nga: M.H Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:18
Fatmir Limaj

Opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me gjendjen aktuale në vend.

Maxharraj e filloi shkrimin me zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen shumë shpejt në vendin tonë, duke shkruar që Kurti dhe Osmani janë tmerri dhe ferri për partitë tjera politike, përcjell “Bota sot”.

Profesori përmend Fatmir Limajn duke shkruar për të që i është bashkuar liderëve si, Mustafës, Haradinajn dhe Hoxhajt për t’u shfryer kundër Kurtit dhe Osmanit.

Sipas opinonistit Fatmir Limajn e ka kap paniku dhe çmendia për humbjen e zgjedhjeve sepse kjo parti as shansin më të vogël nuk e ka për ta kaluar pragun zgjedhor.

Krejt në fund, Maxharraj jep një sondazh të tij për zgjedhjet e parakohshme duke e nxjerrë fitues Kurtin dhe Osmanin ndërsa Nisma dhe AKR nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor, shkruan profesori.

Shkrimi i plotë

Edhe “çeliku” i Limajt u shkri!

E kamë thënë disa herë në prononcimet e mia se Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin janë tmerri dhe ferri për partitë tjera politike të cilat i ka kap paniku nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me bashkëpunëtorët e vetë këto ditë fushate e mbuloi të tërë Kosovën me aktivitetin parazgjedhor.Kurse partitë tjera të mëdha e të vogëla të cilat kanë bërë pasuri milionshe nga vjedhjet dhe plaçkitjen e popullit aktivitetët e tyre parazgjedhore sikur po i mbajnë nëpër lagje dhe skuta gati fshehurazi për t’i mos parë ndokush se sa pak vizitorë kanë.

Partitë e korruptuara aktivitetin e tyre parazgjedhor e kanë drejtuar jo në shpalosjen e programëve parazgjedhore por akivitetin e tyre e kanë orientuar në kritikat kundër Abin Kurtit dhe Vjosa Osmanit tregon se i ka kapur panika dhe ethet parazgjedhore se do t’i humbasin zgjedhjet kundër uraganit dhe stuhisë parazgjedhore të dyshes Kurti-Vjosa. Bile liderët e partive tjera(Isa,Ramushi dhe Hoxhaj) po gjuajnë shkelma duke e trimëruar vetën se do të dalin partitë e para në zgjedhje duke e hijeshuar këtë edhe me disa sondazhe të porosituar sa për reklamë.

Por, kësaj fushate i është bashkuar,se di se për çfarë arsye edhe lideri i partisë Nisma-Socialo Demokrate të cilën në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me dallaverët e Hashim Thaçit me KQZ. Por,Fatmir Limaj doli me një sihariçë të paparë e të papritur kur nga frustrimi i dyshës Kurti Vjosa që presin fitore të madhe e të sigurtë Limaj u shfy në Albin Kurtin duke e krahasuar me çetnikun Vuçiq thuajse për të gjitha dështimet e Limaj është vetë Kurti pikërisht në stilin e PDK dhe LDK që për dështimet e tyre e akuzojnë Albin Kurtin.Por sa është me vend dhe korrktë për një njeri të luftës të bëj një krahasim të tillë të pavend me një çetnik dhe me xhelatin e shqiptarëve Vuçiq i cili ka pre fëmijë shqiptar në djep,ka djegë njerëz të gjallë, ka dhunuar nanat, grat, motrat tona, ka bërë gjenocidin shekullor mbi shqiptarët dhe bile e ka bërë pesë herë gjatë historis Kosovën tokë të djegur.

Çka është tepër është tepër edhe nëse kjo vjen nga Fatmir Limaj i cili si duket e ka kap paniku dhe çmendia për humbjen e zgjedhjeve sepse kjo parti as shansin më të vogël nuk e ka për ta kaluar pragun zgjedhor.

Por,megjithatë me fushatën e tyre të shkëlqyer dhe dinjitoze parazgjedhore Albini dhe Vjosa me siguri se do të i’a kthejnë “hakun” Limajt duke i’a fituar edhe vetë zemrën e Nismës Malishevën e Limaj pastaj le t’i bie surlës e kavallit së bashku me liderët tjerë të cilët tmerrësishtë dhe turpërishtë do t’i humbasin zgjedhjet.

Në fund sa për ilustrim po e jepi edhe parashikimin tim për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, të cilat do të jenë zgjedhjet më interesante të pas luftës, sepse nga këto zgjedhje priten ndryshime të mëdha në skenën politike. Në këto zgjedhje nuk do të dalin fituese partitë e korruptuara që vodhën dhe plaçkitën këtë vend dhe popull për më se 20 vjet, kurse bindshëm do të fitoj, triumfoi partia e koalicionit parazgjedhor e dyshës Kurti-Vjosa si parti e pakorruptuar,si parti e cila ofron ndryshime në luftën kundër korrupsionit dhe të çkapjes së shtetit nga mafia politike. Kështu,koalicioni LVV-Lista “Beso” do t’i fitoj gati gjysmën e votave të elektoratit ose 49,99%,kurse partitë e tjera të korruptuara do të pësojnë rënie sepse opozita është i vetmi shpëtim për ta. Kështu,bie fjala PDK do t’i marrë diku 19,99% të votava, LDK 17,8%, AAK afër 10,2%, kurse Nisma dhe AKR nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor.Të gjitha këto parti do të ndihen rehat në “pushimin vjetor”shumëvjeçar dersa ta heqin dergjën e sëmundjes së tyre të ndejurit shumë gjatë në pozitë dhe kolltuqe të nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat