Ky është kandidati për deputet i AAK-së që mbeti i lënduar nga aksidenti në Deçan

Aktuale

Ky është kandidati për deputet i AAK-së që mbeti i lënduar nga aksidenti në Deçan

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:02
AAK

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan

Burimet tregojnë se në këtë aksident mbeti i lënduar edhe ish-deputeti, njëherësh kandidati për deputet nga AAK-ja, Arbër Tolaj.

Të njëjtat burime thonë se Tolaj është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i lënduar rëndë ka mbetur vetëm një person, por që edhe ai nuk ka rrezik për jetë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat