Limaj: Nuk ka temë më të rëndësishme se sa mbrojtja e vlerave kombëtare

Aktuale

Limaj: Nuk ka temë më të rëndësishme se sa mbrojtja e vlerave kombëtare

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:03
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nga zgjedhjet e 14 shkurtit, partia të cilën ai e drejton pret të marr 50 deri 55 mijë vota.

Limaj ka folur edhe për kauzën në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe në emër të kësaj kauzë ka zgjedhur edhe slloganin me clirimtarët që është mirëpritur nga qytetarët.

“Sllogani ynë nuk është për një indiid, por për frymën çlirimtare. Fryma clirimtare është e bartur me shekuj nga Skenderbeu e deri sot. Ne duam që fryma çlirimtare të mos largohet asnjëhere nga shpirti ynë dhe kjo frymë duhet të na percjellë”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Kanal 10.

Më tutje, ai ka thënë se Enver Hoxhaj po u kërkon votën vetëranëve me të cilët jo vetëm që nuk ka qenë më ta, por edhe i ka ofenduar në kohërat më të vështira. Kreu i Nismës ka thënë se zotimi i tij para qytetarëve do të jetë edhe inicimi i ligjit për sanksionimin e atyre që mohojnë gjenocidin serb në Kosovë.

“Ne kemi dalur me këtë kauzë, ky është boshti i angazhimit të deputetëve të Nismës, Ky do të jetë prioriteti ynë. Më mirë vonë se kurrë. S’ka prioritet më të madh se ne sa sa kjo, rikthimi i kauzës. Nuk ka temë ma të rëndësishme se sa ”, ka shtuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat