Fluks i lartë në kufi, ja sa bashkatdhetarë erdhën dje në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Aktuale

Fluks i lartë në kufi, ja sa bashkatdhetarë erdhën dje në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Kosovë

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vijnë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

Ardhje kishte edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare.

Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Zyrtarët policorë, kanë thënë, se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat