Zhgënjyese dalja në zgjedhje në Skenderaj, në bastionin e PDK-së

Aktuale

Zhgënjyese dalja në zgjedhje në Skenderaj, në bastionin e PDK-së

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Zhgënjyese dalja në zgjedhje në Skenderaj, në bastionin e PDK-së

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje në qytetin e Skenderajit me 96,42 për qind të votave të përpunuara është 40,36 për qind.

Kjo është një përqindje e ulët krahasuar me daljen në zgjedhje të viteve të kaluara në këtë qytet.

Sipas KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje në nivel qendror është mbi 46 për qind.

Në anën tjetër janë publikuar edhe EXIT-POLL-et e para, ku sipas tyre Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e sotme.

Parti e dytë është Partia Demokratike e Kosovës është e dyta dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta.

Në fund, Nisma Socialdemokrate nuk e kalon pragun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat