Vetëvendosje s’ia lë asnjë bastion LDK-së, del fituese edhe në Istog

Aktuale

Vetëvendosje s’ia lë asnjë bastion LDK-së, del fituese edhe në Istog

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 01:09
Foto ilustrim

Janë numëruar mbi 90% të votave në nivel vendi nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Ndërsa në Komunën e Istogut tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të mbledhë 43.81 përqind të votave.

Vetëvendosje ka lënë mbrapa LDK-në, apo njohur ndryshe si një nga bastionet e LDK-së, e që udhëhiqet nga Haki Rugova.

Istogu kësaj here ia besoi votën Albin Kurtit dhe ndryshimit që mund të sjellë ai për këta banorë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat